Ish ylli i Premierligës arrestohet në aeroport, pritet të dalë para gjykatës

Ish-futbollisti i Anglisë dhe Premier League, Andy Carroll, është akuzuar zyrtarisht për shkelje të një urdhri mos-ngacmimi (non-molestation order) në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u arrestua në një aeroport.
Sulmuesi 36-vjeçar, ish-lojtar i Newcastle dhe Liverpool, u arrestua në prill, ndërsa akuzat lidhen me një incident të ndodhur në muajin mars. Sipas raportimeve, Carroll u ndalua nga policia menjëherë pasi kishte mbërritur nga Franca në aeroportin Stansted, ku u mor në pyetje dhe u mbajt për një periudhë të shkurtër.
Policia e Essex konfirmoi se Andrew Carroll, nga Epping, do të paraqitet në gjykatën e Chelmsford më 30 dhjetor.
Carroll, i cili ka zhvilluar nëntë ndeshje me kombëtaren e Anglisë, aktualisht luan për skuadrën jo-profesionale Dagenham & Redbridge, ku u bashkua gjatë verës pas rikthimit në Angli nga periudhat te Amiens dhe Bordeaux në Francë.
Në jetën personale, Carroll është aktualisht në një lidhje me artistën e grimit Lou Teasdale, pasi u nda në vitin 2024 nga bashkëshortja e tij, ish-ylli i TOWIE, Billi Mucklow, me të cilën ka nisur procedurat e divorcit.
