Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LDK-së dhe PDK-së

Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LDK-së dhe PDK-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë tashmë një partner.

Në një konferencë për media, Haradinaj u shpreh i bindur se qeveria do të krijohet nga ish-opozita.

“Aleanca nuk ka qitur kushte, dhe nuk qet kushte për opozitën, por tani është momenti që të reflektojmë të gjithë. Nga ne, të dy partitë, LDK dhe PDK e kanë një partner, dhe jemi të gatshëm të punojmë me ta për t’i dhënë vendit shumicën”, tha Haradinaj.

“Pres reflektim nga PDK dhe LDK që të arrijmë një marrëveshje për një qeveri të partive politike AAK, PDK dhe LDK, kuptohet që edhe pakicat joserbe”, tha ai./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti