KPK tërheq nga kërkesa për ta caktuar Lumezin u.d të zëvendëskryeprokurorit të Shtetit

KPK tërheq nga kërkesa për ta caktuar Lumezin u.d të zëvendëskryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka hequr nga rendi i ditës propozimin për përzgjedhjen e Aleksandër Lumezit në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit.

Vendimi erdhi pasi Lumezi ka refuzuar propozimin për përzgjedhjen në pozitën e Zv/Kryeprokurorit të Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në takimin e 283-të të hënën, KPK-ja vendosi që ta shtojë si pikë të rendit të ditës kërkesën e kandidatëve për prokurorë të shtetit, për rishqyrtim të vendimit për anulimin e procesit për rekrutimin e prokurorëve të rinj.

Në këtë takim po mungojnë anëtarët Arian Gashi dhe Veton Shabani.

Ndryshe, përmes një e-maili dërguar ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, Lumezi kishte sqaruar se për shkak të angazhimeve si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, e ka të pamundur ushtrimin edhe të pozitës së zv/Kryeprokurorit të Shtetit./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti