Numërohen 37 kuti, dalin pesë më të votuarit e partive politike më të mëdha

Numërohen 37 kuti, dalin pesë më të votuarit e partive politike më të mëdha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis sot në mesditë numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Deri më tani nga procesimi i 37 vendvotimeve sa janë 2,557 janë numëruar 1,45% deri në orën 15:00.

Ndërsa, pesë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje më të votuar janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz.

Nga Partia Demokratike e Kosovës më të votuar deri tash janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Arben Mustafa.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës më të votuarit deri më tash gjatë procesimit të parë janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Vjollca Kadolli Halili dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Nga procesimi i votave deri më tash janë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prijnë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Daut Haradinaj dhe Burim Ramadani.

Nga këto rezultate preliminare, prin Vetëvendosje me 4 mijë e 113 ose 39.48 për qind. Ndërsa, deri më tani subjekti i dytë renditet deri tash Lista Serbe, 2 mijë e 514 vota ose 24.13 për qind.

Subjekti i tretë është renditur, PDK me 1 mijë e 222 vota ose 11.73 për qind. Pas saj renditet LDK-ja me 953 vota ose 9.15% dhe e pesta KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP me 392 vota ose 3.76%.

Numërimi po vazhdon dhe rezultatet mund të ndryshojnë me hapjen e kutive të tjera gjatë procesimit të votave dhe publikimit nga KQZ./kp

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti