Vdes ish-kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci

Ka ndërruar jetë politikani kosovar dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Gjatë karrierës së tij politike, Daci ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe detyrën e Presidentit në detyrë pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 2006.
Ai ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe mbeti aktiv në jetën politike të vendit edhe pas përfundimit të mandatit të tij si kryeparlamentar.
Daci lindi më 1944 në Tërnoc të Bujanocit./Periskopi
