Gjergj Dedaj: Vendi drejt diktaturës, PDK, LDK dhe AAK ta shqyrtojnë mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve

Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj ka kërkuar nga PDK, LDK e AAK që ta shqyrtojnë mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, duke ngritur dyshime që votat e VV-së në ambasada e konsullata janë të manipuluara.
“Rezultatet e frikëshme diktatoriale, duhët t’a nxisin opoziten, PDK, LDK dhe AAK, t’a shtrojnë edhe çështjen e mosnjohjes së rezultateve skandaloze dhe kriminale, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit!”, shkroi Dedaj mes tjerash
Postimi i plotë:
OPOZITA ( PDK, LDK dhe AAK) DUHËT T’A MENDOJNË DHE SHQYRTOJNË EDHE MOSNJOHJEN EVENTUALE TË REZULTATIT TË ZGJEDHJEVE TË 28 DHJETORIT!
Parapërgaditje e kotë e terrenit, për rikthim të diktaturës, komunizmit dhe të Serbisë…!
Kështu ka votuar vetëm PPSH e diktatorit Enver Hoxha!
Në Ambasada dhe Konsullata rezultate të frikëshme, 95% e votave për LVV, del se zgjedhjet janë të manipuluara, kurse vetë mërgata e gjorë është e frustruar dhe e mashtruar!
Rezultatet e frikëshme diktatoriale, duhët t’a nxisin opoziten, PDK, LDK dhe AAK, t’a shtrojnë edhe çështjen e mosnjohjes së rezultateve skandaloze dhe kriminale, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit!
