Një veturë bie në përroin e Klosit, dyshohet se shoferi është marrë nga rrjedha e ujit

Një automjet ka rënë në përrua dhe është përmbytur në Klos të Shqipërisë mëngjesin e kësaj të shtune.
Ende nuk dihen saktë rrethanat e ngjarjes.
Euroneës Albania raportoi se në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkimet për gjetjen e drejtuesit të mjetit.
Operacioni i kërkimit vijon, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet.
Ndërkaq, pamjet nga vendi i ngjarjes i ka sjellë Top Channel.
