Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut

Prokurorët kanë kërkuar që ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, të dënohet me vdekje nëse shpallet fajtor për përpjekjen e tij të dështuar për të vendosur gjendjen ushtarake në vend.
Akuza rrjedh nga përpjekja e Yoon në dhjetor 2024 për të vendosur sundim ushtarak në Korenë e Jugut, një akt që zgjati vetëm disa orë, por e zhyti vendin në trazira politike.
Yoon i ka mohuar akuzat kundër tij, duke argumentuar se ligji ushtarak ishte një gjest simbolik për të tërhequr vëmendjen e publikut ndaj keqbërjeve të partisë opozitare.
Tentativa për kryengritje mbant dënimin me vdelje ose burgim të përjetshëm dhe sipas ligjit të Koresë së Jugut, prokurorët duhet t’i kërkojnë gjykatësit njërën ose tjetrën akuzë për këtë krim.
Koreja e Jugut nuk ka ekzekutuar askënd për gati 30 vjet. Në vitin 1996, ish-diktatori ushtarak Chun Doo-hëan u dënua me vdekje për marrjen e pushtetit në një grusht shteti ushtarak në vitin 1979, megjithëse dënimi i tij u ndryshua më vonë në burgim të përjetshëm.
Prokurorët në rastin e Yoon argumentojnë se, megjithëse askush nuk u vra në përpjekjen e tij për të vendosur ligjin ushtarak, qëllimi i Yoon nuk ishte më pak i dhunshëm.
Yoon është në burg prej muajsh, ndërsa përballet me disa gjyqe penale.
