Koci: Nuk kemi rrymë nga mëngjesi, e kemi ndërpre punën

Koci: Nuk kemi rrymë nga mëngjesi, e kemi ndërpre punën

Avokati Arianti Koci ka shprehur shqetësimet e tij për reduktimet me rrymë në vend.

Ai ka treguar se nga mëngjesi nuk ka rrymë në zyrën e tij dhe për këtë arsyeje e ka ndërpre punën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova që fle mbi thëngjill nuk ka energji elektrike.

Postimi i tij i plotë:

NUK KEMI RRYMË, prej mëngjesit.

E kemi ndërpre punën.

Kosova që fle mbi thëngjill, shteti i dytë në Evropë për rezerva, i pesti në botë – nuk ka energji elektrike.

Absurd.

Kemi pasur mundësi me qenë lider rajonal në eksportimin e rrymës. Mundësi reale. Por për shkak të politikës dhe politikanëve të dobët prej pasluftës, sot jemi në këtë gjendje.

Mungesa e rrymës e shkatërron prodhimin, e godet biznesin dhe e thellon varfërinë. Dëm direkt, i matshëm.

Lexojeni postimin tim të djeshëm për thëngjillin, e ditëve në vijim, do ta bëj një analizë me të thellë.

Në fund, një kërkesë: shkruani në komente ku s’ka rrymë. Të dimë sa i madh është problemi sot.

P.S. Mungesa e energjisë elektrike është arsye e plotë për pakënaqësi publike; protestë.

Por jo, ne nuk protestojmë – çkado që na ndodh.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti