Kryeprokurori Isufaj: Së shpejti aktakuzë për vrasjet e Jasharëve

Kryeprokurori Isufaj: Së shpejti aktakuzë për vrasjet e Jasharëve

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka paralajmëruar se së shpejti do të ngritet aktakuzë për vrasjet në Familjen Jashari.

“Shumë shpejt do ta kemi një aktakuzë për masakrën që ka ndodh në Familjen Jashari në Prekaz, e them shumë shpejt”, ka thënë shkurt kryeprokurori Isufaj për Klan Kosova.

 

Sa i përket aktakuzës për Masakrën e Reçakut, përvjetori i së cilës u shënua dje më 15 janar 2026, Isufaj tha:

“Janë lëshuar urdhër-arrestet për të gjithë personat që janë në aktakuzë, në këtë rast kemi kërkuar bashkëpunim juridik edhe me Serbinë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se ata nuk do të na përgjigjen”.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti