Lamine Yamal nis agjërimin e Ramazanit, Barcelona përgatit plan të veçantë ushqimor

Lamine Yamal nis agjërimin e Ramazanit, Barcelona përgatit plan të veçantë ushqimor

Talenti 18-vjeçar i Barcelona, Lamine Yamal, do të nis agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Stafi i klubit po punon për të krijuar një plan të veçantë ushqimor, që ta mbështesë lojtarin gjatë gjithë periudhës së agjërimit.

Yamal do të respektojë agjërimin gjatë ditës, ndërsa muaji i Ramazanit përfundon në fund të marsit, pikërisht gjatë javës kur do të zhvillohet Finalissima, një moment kyç në kalendarin ndërkombëtar të futbollit.

Klubi ka siguruar që lojtarit t’i ofrohet mbështetje maksimale, duke ruajtur energjinë dhe performancën e tij në fushë gjatë këtij muaji të rëndësishëm./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti