Kriza te Galatasaray: Futbollistët nuk kanë marrë paga për tre muaj

Klubi turk Galatasaray po përballet me një krizë financiare, ndërsa futbollistët nuk kanë marrë pagat për gati tre muaj.
Gazetari turk Haluk Yürekli konfirmoi vonesat gjatë një programi televiziv, duke nxitur shqetësim brenda skuadrës dhe te tifozët.
Menaxhmenti po shqyrton mënyra për të zgjidhur çështjen, ndërsa situata rrezikon moralin dhe stabilitetin e ekipit në garën për titull./Periskopi/
