Remi “thumbon” Kurtin: Zgjedhja e presidentes po afrohet, zgjidhja nuk bëhet në oda e shtëpi private, por në institucione

Remi “thumbon” Kurtin: Zgjedhja e presidentes po afrohet, zgjidhja nuk bëhet në oda e shtëpi private, por në institucione

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka shkruar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Mustafa në një shkrim në profilin e tij ka thënë se s’duhet lejuar që nisma politike të ndërtohen mbi mashtrime duke përdorur emra me vlera të mëdha.

Tutje ai ka thënë se presidentja nuk zgjidhet në oda e shtëpi private, por në institucione.

“ Po afrohet zgjedhja e Presidentes.Nuk duhet lejuar që nisma politike të ndërtohen mbi mashtrime, duke përdorur emra që përfaqësojnë vlera të jashtëzakonshme. Presidentja nuk zgjidhet në oda e shtëpi private, por në institucione. Çdo tentim për lojë me këto vlera është përpjekje e qëllimshme për t’i devalvuar ato”, ka shkruar ai.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti