“Hamza, qasje naive” – Dardan Moliqaj e quan Lumir Abdixhikun ‘servil të Kurtit’, kërkon zgjedhje të reja në vend

“Hamza, qasje naive” – Dardan Moliqaj e quan Lumir Abdixhikun ‘servil të Kurtit’, kërkon zgjedhje të reja në vend

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Moliqaj e përshkroi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si “servil të Kurtit”.

Gjatë një aksioni simbolik para selisë së LDK-së, Molliqaj theksoi se Abdixhiku dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, po kontribuojnë në “hegjemoninë” e Kurtit për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Molliqaj kritikoi Hamzën dhe Abdixhikun për një “qasje naive” dhe për të vepruar “vetëm për interesa të ngushta”.“Ne duhet me qenë këmbëngulës që me i mbajtë përgjegjës. Nuk është çështje e një emri të presidenti, çështja është që kjo i shërben këtij pushteti. Pas pesë vitesh mbërrijmë në pikën kur do të flasim për dëmet që shkaktohen”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se vendi “duhet të shkojë në zgjedhje”.“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, e jo me ia zgjedhë presidentin. Populli i Kosovës nuk ia ka dhënë 80 deputetë Albin Kurtit për me e zgjedhë presidentin. Populli i Kosovës ia ka dhënë 51% për me e zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë. Le t’ia jepë populli. Pse p’ia jep ti në emër të popullit”, tha ai.

Protesta e PSD’së, e antarësojnë Bedri Hamzën e PDK’së në Vetëvendosje

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti