Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, 25 persona ishin brenda, shumica amerikanë

Gjatë protestës së opozitës, tensionet u përshkallëzuan pranë Vila e Enver Hoxhës, ku protestues të Partia Demokratike e Shqipërisë hodhën shishe molotovi në drejtim të godinës.
Si pasojë e sulmit me lëndë djegëse, objekti u përfshi nga flakët, ndërsa re të dendura tymi të zi u panë në të gjithë zonën përreth, raporton euronews.al transmeton Periskopi.
Sipas informacioneve të deritanishme, brenda vilës ndodheshin 25 persona, shtetas të huaj, shumica prej tyre amerikanë. Ata janë nxjerrë nga godina nga ana tjetër e objektit falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve./Periskopi/
Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh
