Ministri i Jashtëm iranian: Trump tradhtoi gjithçka, bombardoi tryezën e negociatave nga inati

Ministri i Jashtëm iranian: Trump tradhtoi gjithçka, bombardoi tryezën e negociatave nga inati

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për “tradhti ndaj diplomacisë dhe amerikanëve që e zgjodhën atë” duke nisur sulmin në mes të negociatave mbi programin bërthamor të Iranit.

Araghchi i ka bërë këto komente një postim në profilin e tij në X.

“Kur negociatat komplekse bërthamore trajtohen si transaksione pasurish të paluajtshme dhe kur gënjeshtrat e mëdha errësojnë realitetin, pritjet jorealiste nuk mund të përmbushen kurrë”, shkroi Araghchi, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Rezultati? Bombardimi i tryezës së negociatave nga inati”, shtoi ministri i Jashtëm iranian.

Kujtojmë se gjatë sulmeve ajrore izraelito-amerikane në Teheran dhe pothuajse në tërë territorin e Iranit, ka mbetur i vrarë Ajatollah Ali-Khamenei./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti