Mario Mitaj po e shijon luksin, shkon në stërvitje me Ferrari mbi gjysmë milioni

Mario Mitaj po e shijon luksin, shkon në stërvitje me Ferrari mbi gjysmë milioni

Mario Mitaj po e shijon luksin në Arabinë Saudite.

Futbollisti shqiptar po luan me sukses në ekipin Al Ittihad.

Mbrojtësi i majtë merr para të majme në klubin nga Saudi Pro League dhe frytet kanë nisur të shihen, shkruan Gazeta Express, transmeton Periskopi.

Në fakt, 22-vjeçari u paraqit në stërvitjen e sotme me një super veturë, që është në pronësi të tij.

Më saktësisht, Mitaj e bëri një postim në rrjetet sociale duke e shfaqur “bishën” e tij të re, një Ferrari super-luksoz, me të cilin shkoi për të ushtruar me ekipin.

Ky Ferrari kushton mbi gjysmë milioni dollar, më saktësisht 619 mijë dollarë.

Një Ferrari i tipit SF90, i prodhuar në vitin 2023.

Duhet cekur se rroga vjetore e përfaqësuesit shqiptar në klubin saudit është 1,5 milionë euro.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti