Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica e përgjakur ndër shekuj, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përkujtuar sot komandantin Ilaz Kodra dhe luftëtarët e rënë në betejat e Drenicës, duke e cilësuar këtë datë si ditën më të përgjakshme dhe më të dhimbshme në historinë e luftës çlirimtare.
Haradinaj ka thënë se luftëtari dhe themeluesi i UÇK-së, Ilaz Kodra, u priu deri në vetëflijim qindra luftëtarëve të Drenicës për ta ndalur makinerinë vrastare serbe. Sipas tij, gjatë përballjes heroike ra komandanti i shumë betejave bashkë me 48 luftëtarë, ndërsa pati edhe shumë të plagosur.
Ai ka theksuar se ushtria serbe, në hakmarrje për humbjet, vrau dhe masakroi 280 martirë të pafajshëm.
