Zyrtare: Barcelona nënshkruan me portierin Joan Garcia

Zyrtare: Barcelona nënshkruan me portierin Joan Garcia

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e portierit Joan Garcia nga rivalët e urryer lokal, Espanyoli.

Klubi nga Camp Nou ka kompletuar tashmë transferimin e parë të verës.

Bëhet fjalë për portierin e talentuar spanjoll, Joan Garcia, i cili vjen nga Espanyoli për një shifër prej 25 milionë eurosh.

Garcia do të prezantohet të premten nga Barcelona dhe do të nenshkruj një kontratë gjashtëvjeçare, përcjell telegrafi.

“FC Barcelona aktivizoi klauzolën e lirimit të lojtarit Joan Garcia. Kostoja e klauzolës ishte 25 milionë euro”.

“Këtë të premte, lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031, në një ceremoni private në zyrat e FC Barcelona”, thuhet në njoftim e Barçës. /Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti