Është pak a shumë si ndjehet një enverist shqiptar, kur shikon që Agim Nesho, familja e të cilit ishte një nga familjet më të besuara të Enver Hoxhës, është dhjathtist pro Trumpit dhe aleatë me Berishën.
Është kjo arsyeja që nuk duhen marrë seriozisht dhe as duhen llogaritur si një shumicë shqiptare kundër SHBA-së. Janë një pakicë e frustruar politike që nuk përbën shumicën e shoqërisë dhe as përfaqëson mendimin e saj.
Janë thjesht pasojë e politikave të udhëheqësve tanë që e kanë të pasinqertë qëndrimin ndaj SHBA-së dhe të paqëndrueshme politikën properëndimore, përveç rasteve kur e kanë në favor të tyre për pushtet.
Më shkurt, janë pasojë e talljes së tyre me mbështetësit e tyre, të cilët i trajtojnë si dele. Dhe tani, mos prisni ndonjë gjë të zgjuar prej tyre. Por as mos i llogarisni si pro-iranianë. Janë më shumë të zhgënjyer nga idhujt e tyre./Periskopi/