Marrëveshja Ukrainë-KiE për Tribunalin Special, ambasada gjermane: Moment historik, agresioni s’mbetet pa u ndëshkuar

Ambasada gjermane në Kosovës, ka përshëndetur marrëveshjen mes Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për krijimin e Tribunali të Posaçëm për Krimin e Agresionit. Në deklarimin e ambasadës, vlerësohet edhe qëndrimi i qartë dhe ‘‘parimor’’ i Kosovës në mbështetje të Ukrainës.
Nga ambasada është thënë edhe se mbështetja e Ukrainës, nga ana e Kosovës, është edhe shprehje domethënëse solidariteti, duke pasur parasysh mungesën e njohjes formale.
Postimi:
Drejtësia nuk duhet të vonohet – e drejta ndërkombëtare duhet të mbizotërojë.
Përshëndesim marrëveshjen e nënshkruar midis Ukrainës 🇺🇦 dhe Këshillit të Evropës për krijimin e një Tribunali të Posaçëm për Krimin e Agresionit – një moment historik në ndjekjen e drejtësisë dhe një sinjal i qartë se agresioni nuk do të mbetet i pandëshkuar.
Siç e theksoi Sekretari i Përgjithshëm Alain Berset: “Pa përgjegjësi, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme për Ukrainën dhe Evropën.” ⚖️🕊️
Me këtë rast të rëndësishëm, vlerësojmë gjithashtu qëndrimin e qartë dhe parimor të Kosovës në mbështetje të Ukrainës– një shprehje domethënëse solidariteti, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e njohjes formale.
Ky tribunal është më shumë se një instrument drejtësie – është një hap thelbësor drejt sigurimit të një të ardhmeje paqësore dhe të bazuar në rregulla për Evropën.