Përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, klubi shkroi: “The Reds Dua Lipa
Faleminderit që e sollët turneun tuaj Radical Optimism në shtëpinë e kampionëve të Premier League!”
Dua Lipa dhe Liverpool kanë një lidhje të veçantë që nga performanca ikonike e saj në finalen e Champions League në vitin 2018, e cila mbetet një nga momentet më të dashura për tifozët e “The Reds”.
Koncerti në Anfield ishte pjesë e një turneu botëror që po merr vlerësime të larta, dhe për shumë fansa ishte një natë e paharrueshme nën tingujt e muzikës dhe atmosferës elektrizuese të stadiumit legjendar./Periskopi/