Rusia godet me dron ndërtesën 21-katëshe në Odesa, dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 14 të tjerë janë plagosur pasi një dron rus u përplas me një ndërtesë të lartë banimi në qytetin ukrainas të Odesës.
Tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve gjatë sulmit brenda natës, teksa njëri nga ta është në gjendje kritike, ka bërë të ditur kryebashkiaku rajonal Oleh Kiper, raporton Reuters, transmeton Periskopi.
Pamjet e publikuara nga Shërbimi i Emergjencës Shtetërore, treguan zjarrfikësit duke luftuar me flakët dhe duke i nxjerrë me nxitim banorët poshtë shkallëve në ndërtesën 21-katëshe.
Rusia ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa ndaj qyteteve ukrainase në javët e fundit, përderisa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës që tashmë ka hyrë në vitin e saj të katërt kanë stagnuar.