Arrestohen dy persona për trafikim dhe kultivim të narkotikëve në Prishtinë

Arrestohen dy persona për trafikim dhe kultivim të narkotikëve në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në trafikim me lëndë narkotike.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të policisë ku është shtuar edhe se ndaj dy të dyshuarve M.I., viti i lindjes 2002, mashkull kosovar; dhe M.I., viti i lindjes 1197, mashkull kosovar, është iniciuar rasti karshi dy veprave penale: ‘blerja shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivim i bimëve narkotike’.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohet substancë që dyshohet të jetë narkotike

Prishtinë, më 28 qershor 2025

Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, kanë trajtuar një informatë ku dyshohej se dy persona janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike.

Hetuesit e NjHTN-Prishtinë, por edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, janë përfshirë në rastin ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1.68 kg substanca që dyshohet të jenë narkotike e llojit marihuanë, 13 gramë substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 cm, një peshore digjitale dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Ndaj dy të dyshuarave M.I., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe M.I., (viti i lindjes 1197, mashkull kosovar), është iniciuar rasti karshi dy veprave penale: ‘blerja shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivim i bimëve narkotike’

Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti