Irani kërkon ndalim të përhershëm për shefin e IAEA: Ai ka tradhtuar neutralitetin

Irani kërkon ndalim të përhershëm për shefin e IAEA: Ai ka tradhtuar neutralitetin

Një zyrtar i lartë iranian ka bërë thirrje për ndalimin e përhershëm të hyrjes në Iran për drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, mes tensioneve të shtuara mbi programin bërthamor të Teheranit.

Esmaeil Kowsari, anëtar i parlamentit iranian dhe ish-komandant i Gardës Revolucionare (IRGC), e akuzoi Grossi-n se ka bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për të justifikuar sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Ai tha se sjellja e Grossi-t përfaqëson një ndërhyrje politike dhe jo një qëndrim neutral, siç kërkohet nga mandati i IAEA-s.

Propozimi për ndalim është paraqitur Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, ndërsa parlamenti iranian ka votuar kohët e fundit për kufizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me agjencinë bërthamore të OKB-së.

Sipas Kowsari-t, veprimet e Grossi-t përbëjnë “shkelje të interesave dhe sovranitetit kombëtar të Iranit”, ndërsa vlerësoi se IAEA ka humbur objektivitetin e saj teknik.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nuk ka komentuar ende mbi akuzat dhe propozimin për ndalim./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti