“Washington Post” i quan të gjitha përzierjet e këtyre ndjenjave si një shenjë e sezonit të marrëdhënieve nostalgjike, të frymëzuar edhe nga fotot e çifteve në Instagram. “Festat na vendosin në këtë ekstazë fantazie, ku mendojmë se çdo gjë është kaq e lumtur. Nëse nuk jemi të lumtur në aspektin e dashurisë për momentin, kalojmë këto ndjesi”, thonë seksologët.
A e dini pse ISH-at ju shkruajnë gjatë periudhës së festave?!

Ndërsa urimet kanë nisur për festat e fundvitit, mund t’ju çudisë fakti që keni marrë mesazhe nga disa prej ish-ëve. Është ai teksti i shkurtër tipik “Po mendoja për ty” dhe urimi tipik “Gëzuar Vitin e Ri”.
Çfarë kërkon ky personi tani? Nuk do të thotë domosdoshmërish që ka mbetur vetëm për fundvit dhe ka nevojë për të kaluar natën me dikë. Por ndoshta shpirti i festave i bën njerëzit të ndihen më të dashur dhe të shprehin ndjenjat ose ndihen të vetmuar apo nostalgjikë.
Një studim i 2017-s i publikuar në “Mashable” shkruante se, festat i bëjnë njerëzit më të mërzitur ose të stresuar, gjë që ndikon në arsyen pse njerëzit dërgojnë mesazhe. Trendi i quajtur “Marleying” nënkupton që ish-i shfaqet nga hiçi duke u kujtuar me një mesazh urimi për festat. Nga ana tjetër ky mesazh na detyron që t’u përgjigjemi. Të injorosh mesazhin e ish-it gjatë vitit është gjëja më e thjeshtë, por gjatë festave situata ndryshon.
