Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në banesën e tij

Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në banesën e tij

Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në banesën ku po qëndronte, njofton Policia e Kosovës.

Rasti është raportuar rreth orës 18:00, ndërsa ekipet policore dhe mjekësore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

“Prishtinë / 11.12.2025 – 18:00. Raportohet se në banesën ku ishte duke jetuar, është gjetur pas shenje jete viktima mashkull shtetas i huaj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti