Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Bullgarisë

Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Bullgarisë

Në Parlamentin e Bullgarisë ka ndodhur një situatë e pakëndshme e cila madje u transmetuar direkt në mediat e atjeshme.

Bëhet fjalë për një sulm fizik që ndodhi mes ligjvënësve nga pozita dhe partitë opozitare, transmeton Telegrafi.

Madje në një moment njëri prej tyre e godet një tjetër më grusht në fytyrë – duke i detyruar të pranishmit e tjerë të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.

Gjithçka ndodhi derisa po debatohej në Parlamentin bullgar për buxhetin – duke nxitur një përplasje pozitë-opozitë.

Në një moment njëri nga deputetët e godet me shqelm një tjetër dhe më pas e vazhdojnë me grushte.

E për ta qetësuar situatën, të pranishmit nxjerrin nga salla deputetin që sulmohet./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti