DNV trajnon rreth 600 vëzhgues që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve

DNV trajnon rreth 600 vëzhgues që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve

Rrjet i organizatave joqeveritare në Kosovë, Demokracia në Veprim, është duke mbajtur një trajnim të cilit do t’i nënshtrohen rreth 600 vëzhgues që do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve më 28 dhjetor.

Për këtë njoftoi Ismet Kryeziu, i cili tha se DNV do të vazhdojë kontributin e saj për garantim të standardeve demokratike gjatë procesit zgjedhor.

“DNV po mban trajnimin me trajnerët të cilët, gjatë ditëve në vazhdim, do të trajnojnë rreth 600 vëzhgues që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve të parakohshme, më 28 dhjetor 2025. DNV mbetet e përkushtuar që, përmes vëzhgimit të pavarur dhe profesional, të kontribuojë në garantimin e standardeve demokratike, legjitimitetit dhe rregullsisë së procesit zgjedhor”.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti