Ambasada britanike e konfirmon se ish-shefi i SPAK’ut do të angazhohet në Kosovë

Ambasada britanike e konfirmon se ish-shefi i SPAK’ut do të angazhohet në Kosovë

Altin Dumani nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, i cili është në përfundim të mandatit të tij meqë në krye të SPAK tashmë është zgjedhur Klodjan Braho, ka ardhur në Kosovë për t’u angazhuar.

“Jemi të kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, Shefin e SPAK-ut, dhe për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”, tha ambasada.

Dumani udhëhoqi SPAK-un për tri vjet dhe kryesoi operacione që vunë në pranga zyrtarë të lartë shtetërorë në Shqipëri.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti