Frank Lampard shan tifozët e Southamptonit, lojtarët i vërsulen për ta sulmuar

Skuadra e Coventry ka barazuar 1:1 ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Championship të Anglisë.
Në fundin e ndeshjes, Frank Lampard e nisi një sherr.
Legjenda e Anglisë shau tifozët vendas, kurse lojtarët e Southamptonit shkuan për ta sulmuar.
Në fakt, Lampard doli i pastër – pasi në përleshje u përfshinë lojtarët.
“Ky jam unë, me zemër në duar. Kërkoj falje për gjuhën që kam përdour, ndoshta edhe fansat do të kërkojnë falje për fjalët e tyre”, u shpreh Frank Lampard pas ndeshjes
Kujtojmë që skuadra e Coventry është në pozitën e parë në tabelë me 48 pikë./Periskopi/
Southampton players were angry with Frank Lampard as some chased him at Full time. Scenes pic.twitter.com/wXWWynb7ey
— Goals Side (@goalsside) December 20, 2025
