Xhavit Halitit i dhurojnë fotografinë e Thaçit dhe Veselit: Lufta e UÇK-së ishte e pastër si ideali që e lindi

Kandidati për deputet, Xhavit Haliti i cili mban numrin 14 në listën e PDK-së, është shprehur i emocionuar pasi pranoi si dhuratë fotografinë e bashkëluftëtarëve të tij, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Haliti ka shkruar se fotografinë ia dhuroi vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Shala.
“Lufta e UÇK-së ishte e pastër si ideali që e lindi: një betim i shenjtë për liri, i shkruar me sakrificë dhe i vulosur me gjak”, ka shkruar ai.
Postimi:
“Fotografia e bashkëudhëtarëve të lirisë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, që ma dhuroi vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Shala, më mbushi me emocione të fuqishme, duke më rikthyer në ditët më të vështira, por edhe më të ndershmet të jetës sonë.
Lufta e UÇK-së ishte e pastër si ideali që e lindi: një betim i shenjtë për liri, i shkruar me sakrificë dhe i vulosur me gjak. Prandaj, besoj pa asnjë dyshim në lirinë e Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhës”, ka shkruar ai./Periskopi/
