Abdixhiku: Asnjë i diplomuar nuk do të endet rrugëve pa shpresë, do të punësohen me pagë 500 euro

Abdixhiku: Asnjë i diplomuar nuk do të endet rrugëve pa shpresë, do të punësohen me pagë 500 euro

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, nga Peja shpalosi programin qeverisës, i cili parasheh 500 euro pagë për të diplomuarit.

Përveç kësaj, paralelisht do të trajnohen edhe 40 mijë të rinj në sektorin e teknologjisë informative, përmes Ministrisë së Digjitalizmit.

“Çdo i diplomuar në Kosovë do të ketë punësim të garantuar për gjashtë muaj me pagë 500 euro, të subvencionuar nga shteti.  Asnjë i diplomuar nuk do të endet rrugëve pa shpresë”, tha Abdixhiku.

“Paralelisht, 40 mijë të rinj do të trajnohen në sektorin e teknologjisë informative, përmes Ministrisë së Digjiitalizimit”, përfundoi ai.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti