Andrew Tate humbet meçin e tij debutues në boks

Andrew Tate humbet meçin e tij debutues në boks

Ylli i rrjeteve sociale, Andrew Tate ka bërë debutimin e tij në boks.

Por debutimi për “Top G”, shkoi huq pasi që ai humbi ndaj Chase DeMoor pas vendimit të gjyqtarit.

Ish-ylli i “Too Hot to Handle”, ndjeu erë gjaku në ujë dhe shfrytëzoi energjinë disi të shteruar të Tate në rundin e katërt, pasi e kapi 39-vjeçarin me një dorë të djathtë që i dhimbte. “Kobra” po shndërrohej në një thes boksi njerëzor, pasi mori shumë goditje në rundin e katërt pa u përgjigjur asgjë

Meçi shkoi deri në raundin e 6-të, me DeMoor që e lëndoi rëndë Tate, i cili ishte dukshëm i rraskapitur, me një seri goditjesh të fuqishme “uppercut”, i cili i mbijetoi deri në rënien e ziles./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti