A e keni ditur? Ky familjar i Mozzik-it kandidon për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë nga fushata zgjedhore, shumë pak mund ta kenë ditur se reperi i njohur Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, po e mbështet nga afër një familjar të tij, i cili është kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Lulzim Aliu, i cili bart numrin 45 në listën e PDK-së, është axha i Mozzikut.
Në këto zgjedhje, Lulzim Aliu e ka krah vetes nipin e tij, i cili po lobon në përkrahje të tij.
Ditë më parë, Mozzik, përmes një videoje, ka kërkuar mbështetje për Lulzim Aliun.
“Këtë herë po ua kërkoj përkrahjen për axhën tem, me besnikëri, sepse ashtu është edhe emri i luftës së tij – ‘Besniku’. Po ju premtoj nder, punë të drejtë dhe njerëzillëk. Votoni Lulzim Aliun, PDK. Secila votë e juaja për axhën tem është votë edhe për mua dhe për nderin e familjes sonë”, kishte thënë, mes tjerash, Mozzik.

