Neymar operohet sërish në gju (FOTO)

Neymar operohet sërish në gju (FOTO)

Neymar i është nënshtruar  sot (e hënë) një tjetër operacioni për të trajtuar problemin në meniskun e gjurit të majtë, me Santosin që ka konfirmuar se ndërhyrja ka qenë e suksesshme.

Sulmuesi brazilian iu nënshtrua një operacioni artroskopik në spitalin Mater Dei Nova Lima në Belo Horizonte, i kryer nga mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar.

Klubi paulista reagoi me një njoftim të shkurtër pas operacionit: “Operacioni ishte i suksesshëm dhe lojtari është në gjendje të mirë”. Neymar pritet të dalë nga spitali gjatë së hënës dhe menjëherë do të nisë programin e rehabilitimit. Vlerësimet e para flasin për të paktën një muaj mungesë, duke ndërprerë edhe një herë përpjekjet e tij për vazhdimësi pas një viti të mbushur me dëmtime.

Ndërkohë, e ardhmja e Neymarit mbetet në diskutim, pasi kontrata me Santos skadon më 31 dhjetor. Bisedimet për rinovim janë në vazhdim dhe drejtuesit shpresojnë ta mbajnë atë të paktën deri në Kupën e Botës 2026, objektivi kryesor i ‘yllit’ brazilian, pavarësisht se trajneri aktual i Brazilit, Carlo Ancelotti, ende nuk e ka rikthyer në kombëtare./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti