Conte: Luajtëm një turne të përsosur në Superkupë

Antonio Conte ka këmbëngulur se Napoli është “larg të qenit gati” për të dominuar futbollin italian, edhe pasi fitoi titullin dhe Superkupën në të njëjtin vit.
Napoli fitoi Superkupën e Italisë për herë të tretë, pasi mposhti Bolognan 2-0 në finalen në Riad.
“Djemtë meritojnë urime për një turne të patëmetë, si kundër Milanit ashtu edhe kundër Bolognas”, tha Conte.
“Ata treguan sa shumë e donin këtë trofe për tifozët dhe tani do të kemi edhe një festë të mrekullueshme të Krishtlindjeve me një trofe të ri. Ne fituam titullindhe Superkupën e Italisë, duke mposhtur ekipe shumë të forta si Interi, Milani dhe Bolonja”, përfundoi ai.
