Temperaturë e të vjella – Ja çka shkakton bakteria që u gjet në qumështin ‘APTAMIL” për foshnje

Temperaturë e të vjella –  Ja çka shkakton bakteria që u gjet në qumështin ‘APTAMIL” për foshnje

Periskopi ka raportuar sot se Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë i Komisionit Evropian (Rapid Alert System for Food and Feed – RASFF) ka njoftuar se në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut është shpërndarë një ushqim për foshnje i kontaminuar me bakterin e rrezikshëm Bacillus Cereus.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV)  përmes një përgjigje me shkrim për Periskopin ka treguar se bëhet fjalë për produktin e  qumështit APTAMIL ku është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus.

Por, çka është bakteria “Bacillus cereus”?

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, bakteria “Bacillus cereus” është një bakter gram-pozitiv, që gjendet shpesh në tokë, pluhur, ujë dhe ushqime. Ka veçorinë të formojë spore, që do të thotë se mund të mbijetojë edhe në kushte të vështira (nxehtësi, tharje),

Kjo bakterie cilësohet e rrezikshme sepse mund të shkaktojë helmim ushqimor.

Ajo transmetohet përmes ushqimit të kontaminuar sic janë orizi i gatuar dhe i lënë në temperaturë dhome, makarona, qumësht dhe produkte qumështit,  mish dhe perime.

Simptomat që shfaqen janë të vjella, dhimbje barku, diarre dhe me raste edhe temperaturë e lehtë.

Agjencia bën të ditur se është duke u kryer gjurmueshmëria dhe tërheqja nga tregu e produktit Aptamil me lot nr. 111444865, i cili është importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania “UNION SH.P.K.” nga Vushtrria.

Njoftimi i plotë nga AUV:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Komisionit Evropian – Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me produktin ushqimor qumësht APTAMIL, në të cilin është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, si dhe është kërkuar tërheqja e këtij produkti nga tregu.

Duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim që konsumatorëve në Republikën e Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt, i shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti