Lahi Brahimaj merr mesazh në prag të zgjedhjeve: Njeriu që ka dhënë shumë për kombin

Lahi Brahimaj ka marrë mbështetje të madhe nga shumë qytetarë në garën e tij për deputet nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Mbështetje e fuqishme i ka ardhur edhe nga Kreshnik Ibrahimin që vlerëson kontributin e Lahi Brahimaj për Kosovën.
“Baci Lahi, njeriu që ka dhënë shumë për mua, që ka dhënë shumë për kombin, njeriun që e kam familje, prind, udhërrëfyes të jetës time”, tha Ibrahimi.
Ai bëri thirrje që të votohet Lahi Brahimaj nesër në ditën e votimeve.
“Duhet të ju drejtohem secilit me respekt, duke e respektuar mendimin e secilit, ju jeni të lirë të votoni kë të doni, sepse ne jetojmë në një vend demokratik dhe ky është një nga njerëzit që ka dhënë shumë për këtë demokraci. Dua të ju drejtohem atyre që kanë vendosur të votojnë AAK-në, të ma mbështetin Bacin Lahi me numër 90 në listën e Aleancës. Keni të drejtë 10 numra të votoni, 9 zgjedhni kë të doni, një zgjedhni Lahi Brahimajn”, tha Kreshnik Ibrahimi.
