Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet e nesërme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka planifikuar mbajtjen e disa konferencave gjatë ditës së nesërme, me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit në ditën e zgjedhjeve të parakohshme.
Nga KQZ njoftohet se, konferenca e parë që do të mbahet do të jetë ajo e orës 08:00.
Njoftimi i plotë :
Konferenca e parë do të mbahet në orën 08:00 dhe ka për qëllim të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit.
Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30. Në këtë konferencë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 si dhe ecuria e procesit zgjedhor.
Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 për të prezantuar të dhënat lidhur me daljen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.
Konferenca e katërt do të mbahet në orën 19:30, ku do të bëhet e ditur përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në zgjedhje dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve.
Për orën e saktë të mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve preliminare të subjekteve politike, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.
Përveç këtyre konferencave të rregullta, KQZ do të publikojë në platformën e rezultateve statistika nga pjesëmarrja e votuesve në votime, në këto orare: 09:00, 13:00 dhe 17:00.

