Sot takohen Trump me Zelenskyn

Përpara një vizite të planifikuar të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Florida të dielën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se asgjë nuk do të vendoset derisa ai ta miratojë atë.
“Ai nuk ka asgjë sa kohë që unë nuk jap pëlqimin”, tha Trump në një intervistë me revistën “Politico” të premten.
“Pra, do të shohim se çfarë do të ketë.”
Vetë presidenti Zelensky njoftoi më parë se një marrëveshje sigurie midis Ukrainës dhe SHBA-së ishte “pothuajse e përfunduar”. Drafti i një plani 20-pikësh ishte përfunduar 90 përqinga agjencia e lajmeve Reutersd, shkroi Zelensky në një bisedë në WhatsApp me gazetarët.
