E pazakontë: Sipas KQZ-së në këtë komunë ende asnjë qytetarë nuk ka votuar

Derisa ora ka shkuar 13:20, në komunën e Mamushës ende asnjë qytetarë nuk ka pasur vullnetin që të dal për të votuar për zgjedhjet e parakohshme, shkruan Periskopi.
Sipas të dhënave të KQZ, në këtë komunë të drejtë vote kanë 4 mijë e 683 qytetarë, por deri tani asnjëri nuk ka votuar.
Ndryshe sipas të dhënave të fundit, deri në orën 13:00, në Republiken e Kosovës kanë votuar 221 mijë e 289 votues nga 1 milionë e 999 mijë e 204 persona që kanë të drejtë vote. /PERISKOPI


