Trump thotë se nuk ka folur për Maduron gjatë telefonatës me Putinin

Trump thotë se nuk ka folur për Maduron gjatë telefonatës me Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ka folur për presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, gjatë një telefonate të fundit me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Nuk kemi folur kurrë për Maduro-n,” u tha Trump gazetarëve në një konferencë për shtyp sot, raporton CNN.

Trump shtoi se aktualisht “nuk është i kënaqur me Putinin”, duke thënë: “Ai po vret shumë njerëz.”

Kujtesë: Rusia ka mbetur një aleate kyçe e regjimit të Maduro-s, përballë fushatës së Trump-it kundër qeverisë venezueliane./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti