Evakuohet një familje 4 anëtarëshe në Kodrën e Trimave

Evakuohet një familje 4 anëtarëshe në Kodrën e Trimave

Fatmir Bilalli, nga Drejtoria e Emergjencave në Prishtinë, ka njoftuar mbi reshjet në Kryeqytet, ku telashe janë shfaqur në disa lagje.

Në një prononicim për Klan Kosova, Bilalli tha se këtyre ditëve janë marrë me pasojat e vërshimeve.

Ai shtoi se një rast i rëndë është identifikuar në lagjen e Vranjevcit (Kodra e Trimave), familje e cila do të evakuohet.

“Rast më të rëndë deri më sot është rasti i sotëm, ku është një familje katër-anëtarëshe, e cila duhet të evakuohet dhe strehohet sepse kushtet nuk janë për jetesë. Që nga sonte ne do t’i evakuaojmë dhe t’iu sigurojmë një banesë deri në rregullimin e shtëpisë së tyre ose të bëhet renovimi i saj”, tha Bilalli.

Ai tha se nuk presin telashe të mëdha nga reshjet dhe se janë të përgatitur për çdo situatë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti