Këtij gjyqtari i besohet ndarja e drejtësisë për finalen e madhe mes Barcelonës dhe Real Madridit

Këtij gjyqtari i besohet ndarja e drejtësisë për finalen e madhe mes Barcelonës dhe Real Madridit

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në finalen e Superkupës së Spanjës.

Ky takim zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:00, atje ku pritet spektakël dhe rivalitet i madh

Federata Spanjolle e Futbollit bëri me dije paraditen e sotme se kjo ndeshje i është besuar një gjyqtari si Jose Luis Munuera Montero.42-vjeçari do të gjykojë për herë të tretë një ndeshje mes dy skuadrave më të mira të Spanjës.

Precedenti i parë daton në janar të 2022-it në një gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës dhe fitues ishte Real-i me shifrat 3-2.

Ndërsa precedenti i dytë është ai i 2 marsit të 2023-it kur Barcelona mundi Real-in në transfertë 1-0 në një takim të vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti