Deklaratat për Thaçin, Abdixhiku i del në mbrojtje Mustafës: Titujt e mediave i quan portale mercenarësh të porositur

Deklaratat për Thaçin, Abdixhiku i del në mbrojtje Mustafës: Titujt e mediave i quan portale mercenarësh të porositur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dalur në mbrojtje Besian Mustafës, pas deklaratave të tij për Thaçin, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në Facebook Abdixhiku i ka quajtur  “sulme të paguara” dhe “opinione të porositura” që, sipas tij, janë drejtuar ndaj LDK-së dhe figurave të saj.

Abdixhiku ka theksuar se LDK, bashkë me anëtarësinë e saj, nuk ka frikë nga zhurma dhe as nga sulmet, duke vënë në pah se partia nuk matet me tituj portalesh apo me opinione të porositura, raporton Periskopi.

“LDK nuk matet me tituj portalesh mercenarizmi e as me opinione të porositura nga dëshpërimi se nuk i fusin thonjtë dot tek anëtarësia e LDK-së. Nuk po ju dëgjojnë. Nuk po ju llogarisin”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Ç’mi ke trazuar mercenarët, o Besian?

Besiani, një politikan shembullor, e LDK me gjithë të, nuk kanë frikë nga zhurma. As nga sulmet e paguara. LDK nuk matet me tituj portalesh mercenarizmi e as me opinione të porositura nga dëshpërimi se nuk i fusin thonjtë dot tek anëtarësia e LDK-së. Nuk po ju dëgjojnë. Nuk po ju llogarisin.
I keni partitë tuaja.
Mbajeni duhmën e pazareve mes tyre.
Ka kush merret me LDK-në. Veç ju dhe partitë tuaja, kurrë jo. Kjo shtëpi e ka anëtarësinë që e do pa kushte; që e mbronë nëpër ditë të vështira, nëpër sulme, nëpër zhgënjime.
Sa herë që LDK është sulmuar, ka qenë sepse ka qenë e fortë nga brenda. Dhe kjo i bën nervoz. Sepse uniteti ynë, në të mirë e vështirë – sidomos në të vështirë – është pengesë fatale për pazare, për pushtete të lehta dhe për interesa primitive. Sulmet nuk na dobësojnë. Na bëjnë më të qartë pse jemi këtu.
Ne nuk do të përgjigjemi me mllef. Do të përgjigjemi me punë. Me program. Me besim te shteti dhe te qytetari. Me njerëz të së ardhmes, mu sikurse Besiani!
Kjo është përgjigjja jonë. Qetë. Drejt. Dhe përpara. Trazimet le të vazhdojnë. Hapur, madje.
Le t’i ballafaqojmë mercenarët dhe paratë që i aktivizojnë kundër njerëzve më të mirë të Lidhjes; sikurse Besian Mustafa.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti