Vërshimet e Sitnicës zhysin dhjetëra shtëpi në ujë

Pas daljes nga shtrati të lumit Sitnica, disa zona të komunës së Lipjanit janë përballur me vërshime.
Si pasojë, shumë shtëpi, kryesisht ato me oborre, janë mbushur me ujë, raporton EO, transmeton Periskopi.
Rrugët kryesore mbeten të kalueshme, ndërsa banorët po përballen me dëme materiale. /Periskopi




