Një pjesë e Fushë Kosovë pa ujë që nga 4 janari, flasin nga ‘KRU’ Prishtina’, kur pritet normalizimi në furnizim?

Një pjesë e Fushë Kosovë pa ujë që nga 4 janari, flasin nga ‘KRU’ Prishtina’, kur pritet normalizimi në furnizim?

Një pjesë e komunës së Fushë Kosovës është përballur me mungesë të furnizimit me ujë që nga 4 janari, duke shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët.

Banorët kanë dërguar ankesa të shumta, duke theksuar se situata është veçanërisht e rënduar në zonën e Bresjes dhe në katet më të larta të ndërtesave.

“Është e tmerrshme. Këtu rrezikon të shpërthejë epidemi nga papastërtia për shkak të mungesës së ujit. Nuk kemi ujë që nga 4 janari”, ka deklaruar një qytetar nga zona e Bresjes për Gazetën Infokus.

Ndërkohë, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, kanë bërë të ditur për Infokus se gjatë ditës së sotme pritet stabilizim i furnizimit me ujë, përfshirë edhe zonat më problematike.

“Problemet në furnizimin me ujë në Fushë Kosovë dhe disa zona të tjera kanë ardhur si pasojë e turbullirës së ujit në kanalin e Iber Lepencit, për shkak të reshjeve të dendura atmosferike. Sot furnizimi ka filluar të stabilizohet në Fushë Kosovë, me përjashtim të disa rasteve në katet e larta të ndërtesave, ku pritet stabilizim i shpejtë në të gjitha zonat”, kanë deklaruar nga KRU ‘Prishtina’

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti