Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për të arrestuarin e dënuar në Shqipëri për trafikim të drogës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim ndaj të arrestuarit E.TH, pasi që i njëjti është i dënuar nga gjykata kompetente në e Shqipërisë, për veprat penale sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë: Trafikimi i narkotikëve, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë te grupit të strukturuar kriminal;-Futjes ose mbajtjës së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale; Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
Prokuroria ka bërë të ditur se kërkesa për paraburgim është bërë në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Njoftimi:
Kërkohet paraburgim ndaj E.TH
Prishtinë, 13 Janar 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj E.Th.
Kërkesa për paraburgim, para pranimit të kërkesës për ekstradim, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbi dyshimin e bazuar se E.Th. është i dënuar nga gjykata kompetente në Republikën e Shqipërisë, për veprat penale sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë:
-Trafikimi i narkotikëve, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë te grupit të strukturuar kriminal;
– Futjes ose mbajtjës së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale;
– Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
