Shala: Qyetetarët në errësirë, e sistemi energjetik në kaos

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka reagur lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket çështje së energjisë elektrike.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ai ka thënë se në një kohë kur Kosova po përballet me mungesë të energjisë elektrike dhe rrezik për reduktime, vendi po importon energji nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Po ashtu Shala ka thënë se KESCO nuk ka planifikuar siç duhet furnizimin dhe se ZRRE nuk ka vepruar me kohë dhe nuk ka ushtruar rolin e saj mbikëqyrës.
Postimi i plotë:
QYTETARËT NË ERRËSIRË, SISTEMI ENERGJETIK NË KAOS
Në një kohë kur Kosova po përballet me mungesë të energjisë elektrike dhe rrezik për reduktime, vendi po importon energji nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkohë që njëkohësisht lejon rrjedhjen e energjisë drejt Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ky nuk është problem teknik, por një dështim i pastër politik dhe institucional. Prodhimi vendor është i pamjaftueshëm, planifikimi ka munguar dhe qytetarët po paguajnë çmimin e keqmenaxhimit.
KESCO nuk ka planifikuar siç duhet furnizimin.
ZRRE nuk ka vepruar me kohë dhe nuk ka ushtruar rolin e saj mbikëqyrës.
Sistemi energjetik është lënë pa përgjegjësi dhe pa llogaridhënie, ndërkohë, qytetarët po vuajnë pasojat e gabimeve dhe keqmenaxhimit të tyre.
Energjia është shërbim bazë, jo eksperiment institucional.
